Spanjë, gjenden të vdekur 2 fëmijë britanikë
18/05/2010 21:40
Dy fëmijë britanikë, 1 dhe 3 vjeç, me pushime me prindërit në Lloret del Mar, në Spanjë, janë gjetur të vdekur në hotel.
Është arrestuar e ëma e fëmijëve, e cila, sipas policisë, ka rrëfyer vrasjen e dy fëmijëve të saj.
Policia spanjolle dhe shërbimet mjekësore nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar fëmijët, një djalë dhe një vajzë.
Për shkaqet e vdekjes ka filluar një hetim.
Top Channel