Protesta e PS, Besnik Bare lë grevën

17/05/2010 17:55

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare ka lënë pak minuta më parë ambjentet ku po zhvillohet greva e urisë së opozitës për shkak të gjëndjes shëndetësore.

Kjo është hera e dytë që Bare largohet nga cadrat e protestës, ku ishte kthyer pasi kishte qenë një herë në spital.

Me largimin e Bares shkon në 51 numri i grevistëve që janë larguar për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëroi sot se janë gati njerëz të tjerë për të zëvendësuar të larguarit.

Top Channel