Xhafaj: Nëse nuk ka transparencë, nuk njohim qeverinë

14/05/2010 19:20

Deputeti socialist i futur në grevën e urisë, Fatmir Xhafaj, shprehu vendosmërinë për cuarjen deri ne fund të betejës së nisur prej 14 ditësh para selisë së kryeministrisë.

“Askush mos të mendojë se ne do të tërhiqemi nga kjo rrugë dhe të bëjmë lëshime. Të gjithë duhet të kuptojmë se Berisha nuk mund të vazhdojë më në këtë rrugë që ka nisur”, u shpreh Xhafaj.

Deputeti socialist theksoi se opozita po kërkon transparencën e votës, një e drejtë kjo kushtetuese.

“Nëse Berisha nuk na pranon kërkesën tonë atëherë kjo na detyron që ne të mos e njohim më këtë qeveri dhe të kërkojmë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Xhafaj, duke theksuar se socialistët janë të gatshëm të negociojnë, por jo të bëjnë pazare.

Top Channel