Kriza, soset durimi i ndërkombëtarëve

14/05/2010 15:00

Gati një vit pas përfundimit të zgjedhjeve dhe dy javë pas nisjes së grevë se urise në bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit”, faktorit ndërkombetar duket se i është mbaruar durimi me politikën shqiptare. (UPDATE)

Misionet kryesore diplomatike në vend kanë zgjedhur ambasadorin e OSBE-së, Robert Bosch për të deklaruar se faktori ndërkombëtar u ka paraqitur një marrëveshje dhe kjo duhet pranuar nga palët si zgjidhje e krizës së zgjatur politike në vend. Ato pak fjali që tha, ambasadori Bosch i shprehu në formë ultimatumi ndaj udhëheqësve politikë shqiptare.

“Ajo qe dua te them eshte se, qe dje, ka nje kompromis shume te mire mbi tryeze dhe ne emer te shumices se nderkombetareve do t’i inkurajoja udheheqesit politikë të pranojnë kompromisin tani; të tregojne kurajo; të tregojnë se jane burra shteti; të mos perpiqen te shmnagen duke perdorur teknikalitete;te shikojne interesin e vendit te tyre. Mos vini te parat interesat tuaja personale dhe beni hapin e madh!  Koha eshte tani! Nuk do te kete me kohe per t’u zgjatur! , tha Bosch.

Por cili është kompromisi që duhet të pranojë Sali Berisha dhe Edi Rama? Ambasadori Robert Bosch u tregua hermetik ne komunikimin e tij nëpërmjet kamerave me dy udhëheqësit.

Nuk do te them se cili eshte kompromisi. Liderët, të cilëve une po u drejtohem, e dinë shumë mirë cili është kompromisi dhe është një kompromis shumë i mirë që duhet pranuar. Ky kompromis ka mbështetjen e Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-së. Ai vërtet duhet pranuar”, u shpreh Bosch.

I pyetur pak pas deklarates se ambasadorit Bosch, kryetari i Partise Socialiste tha vetem nje fjali.   “Une dua te theksoj se jemi te vendosur per cdo zgjidhje qe i hap rruge transparences”, u shpreh Rama.

Deri tani, nderkombetaret te perfshire ne zgjidhjen e krizes, qe nga Keshilli i Europes deri tek Komisioneri per Zgjerimin Shtefan Fyle, kane folur me gjuhe diplomatike per domosdoshmerine e arritjes se dialogut ne parlament, adresimin ne Gjykate Kushtetuese dhe respektimin e gjykatave, duke perdorur formulen “transparence duke respektuar ligjin dhe Kushtetuten”. Formule qe ka gjasa te coje ne hapjen vetem te kutive me materiale zgjedhore. Kodi zgjedhor ka nje procedure te percaktuar per hapjen e kutive me materialet zgjedhore, qe shkon paralelisht me djegien e fleteve te votimit. A eshte kjo zgjidhja? Per kete eshte ende heret te flitet.

Top Channel