Protesta, policia: Po shkelet ligji për tubimet

13/05/2010 15:10

Policia e Tiranës i poston letër për herë të katërt Partisë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama, duke i kujtuar se po shkelet ligji per tubimet.

Drejtuesi i pare Tonin Vocaj, ne funksionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës,i ka nisur një tjetër letër Ramës me adresë seline e PS-së në sheshin ‘Austria’.

Vocaj shprehet se per cdo dite tubimi Rama duhet t’i dergojë policisë një njoftim me vete, gje e cila nuk ka ndodhur duke shkelur sipas kryepolicit ligjin per tubimet. Vocaj thekson ne leter se mos dergimi i njoftimeve zyrtare dhe organizimi cdo dite i tubimeve te tilla perben veper penale.

“Dëshirojmë t’ju sqarojme se megjithe perpjekjet tona per menazhimin e trafikut bllokimi i bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ka cenuar rende situaten e qarkullimit rrugor. Si pasoje e devijimit te trafikut shume kryqezime e rruge kane marre nje ngarkese tej normales dhe vazhdimi i bllokimit te tij do te perkeqesoje me tej situaten e rendit publik”, shkruhet ne leter.

Duke kerkuar angazhimin e Edi Rames per zhbllokimin e menjehershem te rruges dhe normalizimin e trafikut ne bulevard drejtori i policise Vocaj  riperserit se venia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e menyre te qarkullimit te mjeteve  perben veper penale te parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Top Channel