A keni kaluar ndonjëherë natën në mal pa patur nevojë për rezervimin e një dhome hoteli?

Pishat, gjelbërimi dhe ajri i pastër, janë ndjesia më e bukur që të ofron mali. Burimi me ujë të pastër është karakteristikë e malit, ndaj duhet të kemi parasysh që të marrim disa bidona me vete per t’i mbushur me ujë. Pasi pershkruam një rruge te gjate, diku ne majen e malit pame nje lendine dhe e studiuam si vend-qendrimi per te ngulur cadrat.

I gjithe grupi eshte i angazhuar me detyra, ne menyre qe cadrat te hapen ne nje kohe te shpejte. Enedi dhe Xhevi montojne cadren e pare, model i pershtatshem per periudhen e ngrohte te pranveres dhe te veres. Kampingu i pershtatet me se miri organizimit te nje grupi shoqeror nese duan te kalojne nje eksperience qe mbetet gjate ne kujtese.

“Njohjet mes njeri-tjetrit nuk kane rendesi”, thote Regla. Pasi kemi ngritur cadrat dhe kemi siguruar vendin e fjetjes, shfrytezojme minutat e fundit te drites natyrale per te grumbulluar drure dhe shkurre per ndezjen e zjarrit. Kalimi naten jashte duket si nje praktike me e rralle se sa udhetimi i fundjavave te planifikuara mire. Nje eksperience e tille natyrore ze me mire vend sesa tendencat qe praktikohen shpesh per te qendruar ne ambjente urbane dhe kafene. Ndjesia qe te sjell te fjeturit jashte ne natyre, sipas Arjanit, “eshte e paparshkrueshme”.

Te lodhur por te kenaqur shijojme ushqimet e pjekura ne prush me mjete rrethanore dhe dollite, nje nga efektet qe e ben me te vecante kete zgjedhje perpara pjatave te dekoruara bukur ne nje restorat luksoz. Jo te gjithe tipet dhe karakteret e njerzve e perzgjedhin kete lloj kenaqesie, pasi duhet te perballen me sfiden e erresires.

Megjithate Arjani thote se ne pyjet e Shqiperise nuk ka kafshe te egra qe te jene te rrezikshme dhe nuk duhet te frikesohemi ne te tilla eksperienca. Por edhe edukimi shkollor duhet te ndikoje per njohjen e natyres. Duke iu afruar orarit te gjumit, perara se te shtrihemi, nje nga ritualet eshte pastrimi i ambjentit dhe shuarja e zjarrit ne mbrojtje te natyres.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel