Jupiteri “zhduk” një shirit

13/05/2010 16:45

Planeti më i madh i sistemit tonë diellor, Jupiteri, ka mahnitur atsronomët dhe studiuesit pasi me kalimin e kohës ka humbur një shirit, karakteristikë identifikuese e këtij planeti.

Jupiteri përbëhej nga dy shirita të errëta me ngjyrë kafe poshtë dhe sipër zonës ekuatoriale, por tashmë vetëm shiriti verior është i dukshëm.

Fotot janë marrë në datën 9 maj nga një astronom amator, i cili i ka publikuar në internet. Ndërkohë, shkencëtarët nuk dinë të japin ende një shpjegim pse ka ndodhur kjo. Një prej hipotezave të hedhura nga NASA është ajo e mbivendosjes së shtresave të reve sipër planetit.

Jupiteri ka një diametër 143 mijë km dhe është një prej objekteve më ndricues në qiellin që ne shikojmë. Pamjet e fundit të marra në fund të vitit 2009, tregonin qartë shiritin kaf në pjesën jugore.

Top Channel