Britani, kartmonedha 500 euro e lidhur me krimin

13/05/2010 16:25

Në Britani janë tërhequr nga tregu të gjitha kartmonedhat 500 euro, pasi sipas autoriteteve, ato janë të lidhura ngushtë me botën e krimit.

Vendimin e ka marrë Agjencia Britanike për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, sipas së cilës, prerja 500 euro nuk ka asnjë bazë legjitime të besueshme.

Vendimi u mor pasi në një hetim të gjatë të bërë nga policia, në 9 raste nga 10, shkëmbimi i kartmonedhave bëhej në prerjen 500 euro. “Ajo që më parë ishte vetëm një hipotezë është konfirmuar nga faktet.

Vetëm 10 % e kartmonedhave 500 euroshe në tregun britanik përdoret në rrugë të ligjshme”, shprehet një zyrtar i agjencisë. Një muaj më parë, të gjitha bankat britanike bllokuan shitjen ose blerjen e lartmonedhave 500 euro.

Top Channel