Braçe: Fullani, ortak me Berishën

13/05/2010 12:45

Deputeti socialist Erjon Brace, akuzon Bankën e Shqipërisë se po blen ‘Hotel Dajtin’ më shtrenjtë nga vlera e tij reale.

Brace, jashtë ambienteve të cadrës së grevistëve dha sot reagimin e tij për këtë cështje duke u shprehur se Banka Shqiptare po e blen ‘Hotel Dajtin’ që t’i japë para arkës së qeverisë.

“Guvernatori Fullani u bë ortak me Berishën dhe po e mban me paratë e shqiptarëve. Drejtuesi i BSH-së po abuzon në mënyrë që të fshehë falimentin e qeverisë”, u shpreh Brace.

Top Channel