Pr/ligji i arsimit të lartë do kthehet për konsultim

12/05/2010 08:00

Projektligji i arsimit të lartë që ka krijuar kaq shumë suspancë, paqartësi, diskutim dhe pasiguri ka gjasa të kthehet edhe një herë për konsultim dhe ndryshime.

Pas marrjes së miratimit në shkallë të gjerë, nga profesoratet, universitetet e grupet e interesit do të dërgohet për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Kjo të paktën pritet të realizohet vërtet dhe jo si herën e kaluar, kur projektdrafti ishte dorëzuar pa u konsultuar nga grupi i specialistëve që do të ndërtonin ndryshimet e ligjit bashkërisht dhe në dobi të përmirësimit të gjendjes aktuale, problemet dhe ngërçet që janë krijuar, të paktën për ciklin e parë të studimeve, diplomat 3 dhe 4-vjeçare.

Po ashtu, pritet që këto ditë, kreu i arsimit të takohet për bisedime me përfaqësues të universiteteve publike. Por ajo që dihet me siguri, është diskutimi dhe kërkesa që është bërë dy ditë më parë nga task-forca e shëndetësisë, e cila ka kërkuar ndryshime, për sa i takon projektligjit për amendime në ligjin e arsimit të lartë, kryesisht pjesa që prek Fakultetin e Mjekësisë dhe emërimin e shefave të shërbimeve shëndetësore, në spitalet universitare.

Top Channel