Gerta Bahja përcillet në banesën e fundit

12/05/2010 21:40

Policia arrestoi rojen e shkollës së mesme Mahir Domi në Elbasan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas drejtorisë së qarkut Elbasan ndalimi u bë për shkak se ka lejuar persona të huaj dhe të paautorizuar të futeshin në ambjentet e shkollës.

Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë nxënësit e kësaj shkolle. Paraditen e së mërkurës godina ishte marrë në mbrojtje nga policia, ndërkohë që shokët e klasës së Gerta Bahjas tregojnë castet e frikshme të vrasjes.

“Ai ishte tek dera e klasës dhe më pyeti, Gerta këtu është? Po, i thash unë. Më pas hyri, karikoi pistoletën dhe qëlloi 3 herë. U trembëm shumë”, tregon një prej tyre.

Familjarët e maturantes së vrarë, shokët dhe shoqet e saj të klasës morën pjesë në mesditë në ceremoninë e përcjelljes së Gertës për në banesën e fundit.

Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Gerta Ramazan Bahja humbi jetën e qëlluar për vdekje me armë zjarri në klasë nga 19 vjecari Endrit Jorgji Llambraj.

Ky i fundit gjatë ndjekjes nga policia vrau edhe veten. Policia i gjeti 8 plumba pistolete, armën, si dhe 3 gramë hashash. Ngjarja erdhi për shkak të një xhelozie dhe refuzimi të vazhdueshëm nga ana e vajzës.

Top Channel