Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se opozita është e palëkundur dhe e pathyeshme në rezistencën e saj paqësore, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për t’i hapur rrugë zgjidhjes.
“Ne jemi për të ndihmuar cdokënd, që është ose jo me ne, e që nuk e di që sot ka mbrojtjen tonë, për liritë e munguara, për të drejtat e cunguara në funksion të aspiratave që shumëkush këtu i ka braktisur”, u shpreh Rama.
Kreu socialist theksoi se në Shqipëri jo të gjithë njerëzit janë njësoj, pasi ata që janë në pushtet veprojnë sipas interesave të tyre, ndërsa ligjet dhe rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë.
Rama e dha këtë deklaratë pasi vizitoi në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ grevistët në gjendje më të rënduar shëndetësore, të cilët po marrin një trajtim më të specializuar të mjekësor.
Top Channel