Problem mushkonjat? Lakuriqi natës zgjidhja

11/05/2010 02:45

Një lakuriq nate si mik për të zgjidhur problemin e mushkonjave?! Kjo është zgjidhja që vjen prej rrjeteve online të cilat kanë nxjerrë në shitje edhe Bat-Box (emër i frymëzuar nga filmi Batman), kuti e përshtatur për “mikëpritjen” e lakuriqëve.

“Një lakuriq nate ushqehet me të paktën 2 mijë mushkonja në natë, është ekologjik, ndihmon biodiversitetin, nuk është helmues dhe mbi të gjitha nuk ka etje për gjak ashtu sikundër pretendohet prej disave të cilët injorojnë natyrën e vërtetë të këtyre gjitarëve”, këto janë fjalët e njërit prej shitësve më të mëdhenj onlinë të bat-box në E- Bay.

Çmimet variojnë nga 25 deri në 30 euro dhe për më tepër, Masimo, njëri nga shitësit në Itali thotë se shet 200 deri në 250 kuti në muaj dhe mes klientëve të tij janë shoqata ambientaliste dhe komuna të ndryshme.

Ndërkohë, profesori i Univeristetit të Firences Paolo Anjeli shprehet se efektiviteti i bat-box varet nga menyra dhe vendndodhja e tyre, në vende të freskëta me lagështirë duhen vendosen kryesisht meshkujt, ndërsa në vende të ngrohta koloni femrash madhore.

Top Channel