Berisha: Shqipëria ka potencial për bizneset e huaja

11/05/2010 19:30

Potencialet e Shqipërisë në sektorin e energjitikës dhe atë minerar janë ndër më të mëdhatë në rajon.

Këtë e deklaroi Kryeministri Berisha dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë gjatë një takimi me investitorë të huaj për promovimin e burimeve natyrore në vend.

“Shqipëria gjeografikisht nuk është një vend i madh europian, por është një ndër vendet me potencialet më të mëdha europiane. Eshtë një vend me rol botëror në krom, por disa herë më i pasur është në nikel e bakër, sasi të mëdha nafte, janë 36 HEC-e në ndërtim e sipër”, theksoi Berisha.

Përfaqesues të disa bizneseve të huaja që operojnë në Shqipëri shprehen se janë tërhequr nga klima dhe legjislacioni për të investuar. Ministria e Ekonomise dhe Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore organizuan nje panair ku merrnin pjese rreth 70 kompani vendase dhe te huaja qe operojne ne Shqiperi.

Top Channel