“Efekti Mozart” është thjesht një mit

11/05/2010 16:20

Miti që ka ekzistuar prej kohësh, i cili thotë se të dëgjosh muzikën e Mozarti-t rrit inteligjencën, nuk është i vërtetë.

Në këtë përfundim kanë dalë disa psikologë nga Universiteti i Vjenës. Ata kanë analizuar sjelljet e 40 personave, duke dalë në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje mes inteligjencës dhe notave të kompozitorit të njohur austriak.

I ashtuquajturi “Efekti Mozart” ishte zbuluar nga një ekipi shkencëtarësh kalifornianë në vitin 1993. Në atë kohë u morën në studim 36 adolëshentë, por asnjë studim tjetër nuk përsëriti të njëjtat rezultate.  

Top Channel