Në një kohë që pothuajse përditë po ndizet drita e alarmit për dëmet e mëdha që po i shkaktojmë planetit tonë, një lajm i mirë mund të qetësojë shkencëtarët.

Duket e pabesueshme por është e vërtetë që vrima e ozonit është duke u mbyllur plotësisht 25 vjet pasi u zbulua. Ozoni është shtresa e atmosferës që mbron Tokën nga rrezet ultravioletë. Vrima u zbulua në vitin 1985 nga shkencëtari Jonathan Shanklin në Polin e Jugut.

“Kujtoj se në atë kohë publiku priste reagimin e qeverive pasi evidencat shkencore ishin të sakta. Kishte një lidhje të ngushtë mes carjes së ozonit dhe kancerit në lëkurë”, shprehet shkencëtari Claudio Cassardo. Por pas 25 viteve dituata duket e normalizuar edhe pse alarmi do zhduket plotësisht në vitin e largët 2080.  

Top Channel