Tajlandë, kryeqyteti ka emrin më të gjatë në botë

10/05/2010 12:50

Ndoshta shumë pak njerëz e dinë por kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok nuk quhet tamam kështu.

Eshtë pak të themi që ky qytet ka një emer të gjatë. 169 shkronja përbëjnë emrin e qytetit më të madh të Tajlandës, ndërsa Bangkok quhet për thjeshtësi sepse në të vërtetë ai njihet si; “Krungthepmahanakhon Amonrattanakosin Mahintharayutthaya Mahadilokphop Noppharatratchathaniburirom Udomratchaniëetmahasathan Amonphimanawatansathit Sakkathattiyawitsanukamprasit”, që do të thotë, “Qyteti i ëngjëjve, qyteti i madh, qyteti i lumturisë së përjetshme, qyteti i padepërtueshëm nga Zoti Indra, qyteti i mrekullueshëm i botës, qyteti i lumtur që ndodhet në Pallatin Mbretëror të ngjashëm me shtëpinë hyjnore ku jetojnë zotat, një qytet i bekuar nga Indra dhe i ndërtuar për Vishnukam”.

Padyshim që është një emër shumë sugjestiv por shumë i vështirë për t’u thënë. Por dhe në Uells mund të gjejmë një emër në të tilla përmasa. “Llanfairpëllgëyngyllgogerychëyrndrobëllllantysiliogogogoch” njihet thjesht si qyteza Llanfair që për këtë shkak ka arritur të njohë një rritje të madhe në madhe në turizëm.  

Top Channel