Serbi, zbulohet varri masiv me 250 kosovarë
10/05/2010 09:15
Në Serbinë jugore është zbuluar një varr masiv me eshtrat e rreth 250 shqiptarëve nga Kosova të ekzekutuar gjatë konfliktit të viteve ’90.
Lajmin e bëri të ditur zv/kryeprokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic. Eshtrat janë gjetur në afërsi të Raskës në komunën e Rudnicës jo shumë larg kufirit me shtetin e Kosovës.
Prej vitësh, autoritetet dhe qytetarët kosovarë kanë kërkuar dëshpërimisht përgjigje për zhdukjen e shumë njerëzve të burgosur apo masakruar nga paramilitarët serbë.
Top Channel