Opozita, marshim në rrugën e Elbasanit

10/05/2010 19:45

Simpatizantë dhe anëtarë socialistë të degës së Elbasanit, të udhëhequr edhe nga deputetët e këtij qarku, kanë filluar protestën e pasdites nga rruga e Elbasanit për në shesh, në solidarizim me pjesën tjetër të grevistëve.

Ata e përshkuan rrugën e Elbasanit në këmbë duke hedhur parrulla kundër qeverisë, si edhe parrulla në mbështetje të grevës së urisë.

Tek ura e madhe e Lanës, protestuesit e ardhur nga Elbasani janë pritur nga të tjerët, duke u bashkuar për në drejtim të vendit ku zhvillohet greva.

Protestuesit janë ulur disa herë në rrugë në shenjë simbolike të qëndresës së tyre, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve për rreth një orë.

Protestuesit e Elbasanit ndaluan përpara cadrave të ngritura ku zhvillohet greva e urisë, pas një orë marshim.

Top Channel