Itali, ekstradohet shqiptari i dënuar

10/05/2010 14:45

Ekstradohet nga Italia një person i dënuar me 12 vjet burg, pasi u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të ‘shfrytëzimit të prostitucionit’.

Agim Memolla, 35 vjec nga Rrogozhina, u dënua nga Gjykata e Rrogozhinës në vitin 2004, pasi për katër vite me radhë ai shfrytëzoi të fejuarën e tij duke i bërë presion psikologjik.

Prej vitit 2007 Memolla ndodhej në burg në Itali për llogari të drejtësisë italiane, ndërkohë që sot është bërë i mundur ekstradimi i tij.

Top Channel