“Alibaba” bashkohet me “Yahoo!”

10/05/2010 19:10

Kompania kineze “Alibaba” lajmëron aleancën mes “Taobao”, website i shitjeve online dhe degës japoneze të “Yahoo”-s.

Gjigandi kinez i tregtisë online fillon kështu strategjinë e tij të internacionalizimit.

Sipas “Financial Times”, duke filluar nga 1 qershori, “Yahoo! Japan Shopping” do t’u ofrojë përdoruesve të tij rreth 50 milionë njoftime të produkteve kineze të “Taobao”, ndërsa “TaoJapan” do të ofrojë 8 milionë njoftime japoneze për konsumatorët kinezë.

Top Channel