PS: Miting më datë 14 maj

09/05/2010 15:20

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi mbajtjen e një tjetër mitingu të madh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ditën e premte më datë 14 maj.

Pas mitingut të ditës së sotme, grupi kuvendor socialist paralajmëroi mbajtjen e një tjetër mitingu të madh më datë 14 maj, datë kjo që përkon me 2 javorshin e nisje së protestave dhe grevës së urisë përpara selisë së kryeministrisë.

Sipas socialistëve, protesta e 14 majit do të jetë më e madhe se ajo e 30 prillit.

Top Channel