Ndoka: Berisha, hap kutitë ose largohu
09/05/2010 11:15
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka deklaruar gjatë protestës së opozitës paraditen e sotme se kryeministri Berisha nuk mund të prishë kurrë ëndrrat e popullit shqiptarë.
“Nuk ka qeveri që të ketë organizuar antimitingje proteste kundër qytetarëve të vete, është e vetmja sepse qytetarët nuk e
kanë votuar dhe nuk e duan më”, është shprehur Ndoka. “Ke mbyllur në kuti gjykata, intitucionet dhe ministri, por nuk mund të mbyllësh kurrë endrrën e shqiptarëve për liri dhe demokraci, ndaj Berisha hap kutitë ose largohu”, theksoi lideri i PDK-së.
Top Channel