Shqipëria, në një panair ndërkombëtar

08/05/2010 20:50

Shqipëria, merr pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar që këtë vit u organizua në Shangai.  Në këtë panair që do të zgjasë 6 muaj marrin pjesë 194 vende.

Prezantimi i Shqiperise, organizuar nga Ministria e Ekonomise, kalonte mes tre koheve, lashtesise, se tashmes dhe projekteve te se ardhmes. Perfaqesues te delegacionit shqiptar ne kete eveniment thane se tre pikat me te forta dhe me me interes per investime te huaja ne ekonomine e vendit ne te ardhmen jane turizimi, infrastruktura dhe energjia.

“Eshte hera e pare qe jemi ne nje aktivitet kaq te madh, kjo do te thote qe ne kemi hyre ne harten e vendeve qe konsiderohet si partnere nga vendet e medhaja dhe nga mbare komuniteti ekonomik dhe politik, njihemi nga vendet e medhaja dhe ne aspektin e investimeve ekonomike dhe turizmit, japim me shume informacion per ekonomine traditen dhe terheqja e investitoreve kinez eshte nje mundesi e mire, do terheqim vemendjen edhe te atyre vendeve qe s’na njohin”, u shpreh Zana Guxholli, këshilltare e kryeministrit.

Prezantimi i Shqipërisë në një dite te vecante ishte ngarkuara me te gjithe atmosferen e nevojshme per nje ngjarje te tille  jo me pak kujtime nga e shkuara.Edhe mediat vendase i kushtuan jo pak kohe televizive prezantimit te pavionit shqiptar.

Nen moton “Better city, better life”, vendet pjesmarrese ne kete panair do te kene mundesine te shkembejne experiencat e tyre per zhvillimin urban,do te ndajne idete e avancuara mbi qytetin dhe te eksplorojne arritjet e reja rreth menyres se jeteses dhe te punes.

Shuma e investuar nga qeveria kineze per kete eveniment ka kaluar dhe shifren e shpenzuar per organizimin e lojrave olimpike, ‘Expo Shanghai 2010’, sipas mediave vendase ka arritur ne 58 miliarde dollare. Pritet qe gjate ketyre 6 muajve numri i vizitoreve ne kete panair te shkoje ne 70 milione. Edhe per vendet e tjera te Europes eshte hera e pare qe marrin pjese ne nje ekspozite te tille jashte territorit te Unionit. Gjate ceremonise se hapjes se ketij panairi kane qene te pranishem 20 krere shtetesh e qeverish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA