Durrës, protestë e Forumit të gruas të PS-së

08/05/2010 16:30

Forumi i Gruas se Partise Socialiste në Durres organizoi paraditen e së shtunës një protestë paqësore në shenjë solidariteti dhe në mbështetje të grevistëve të urisë.

Gjatë kësaj proteste u janë përcjellë mesazhe të gjithë qytetarëve durrsakë dhe atyre të Shqipërisë që të bashkojnë vullnetin dhe forcën për t’i hapur rrugë procesit të transparencës së votës së lirë.

Vajza, gra dhe nëna durrsake i bënë apel qeveritarëve shqiptarë që të dëgjojnë zërin e fuqishëm të protestueseve që mbushin bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ cdo natë dhe i bashkangjiten kurajës e vetëmohimit të grevistëve të urisë në kërkim të një demokracie të vërtetë dhe pushteti që buron nga vota e pacënuar e popullit.

Top Channel