Dade: Nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë

08/05/2010 12:00

Deputetja socialiste Arta Dade ka deklaruar se PS dhe mbështetësit e saj nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për transparencë zgjedhore, pavarësisht se gjëndja e grevistëve është përkeqësuar.

“Shpreh keqardhjen e thellë që Sali Berisha vazhdon të këmbëngulë për atë që ka këmbëngulur për nëntë muaj. PS e ka shprehur qëndrimin e saj, ne jemi të vendosur dhe këtë e tregojnë grevistët, të cilët kanë një moral të lartë”, ka pohuar Dade, duke i drejtuar sërish një apel kryeministrit Berisha që të lejojë hapjen e kutive.

“Edhe sikur të mos ishte bërë greva e urisë nuk ka shqiptar që të mos besojë që Berisha i ka vjedhur zgjedhjet. Shqipëria ka bërë 20 vjet mbrapa në kolonat kyce për demokracinë. Ne ripërsërisim kërkesën për transparencë zgjedhore”, ka shtuar Dade.

Top Channel