Arabi, jeton në shkretëtirë prej 20 vjetësh

08/05/2010 18:00

Që prej 18 vjetësh Saad al-Qahtani, 61 vjec jeton në shkretëtirë në Arabinë Saudite, në një makinë të cilën e ka shndërruar në shtëpi.

Prej dy dekadash, ky person ka mbetur i bllokuar mes Mekës dhe Xhedahut, për shkak të një dëmtimi të makinës së tij. Al-Qahtani nuk dinte se si ta rregullonte makinën dhe duke qenë një person pa familje dhe pa të afërm vendosi që të qëndronte aty.

“Njerëzit kalojnë këtu dhe më sjellin ushqime dhe pije. Eshtë shumë bukur të jetosh larg zhurmës”, thotë ky person.

Top Channel