Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se nuk dëshiron të paragjykojë operacionin e EULEX në selinë e Ministrisë së Transporteve.
Por, gjatë një interviste për “DW”, Sejdiu është shprehur se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
“Për mua vlen formula “askush nuk është mbi ligjin”. Janë pushtete të ndara dhe ato duhet të bëjnë punën e tyre. E kam fjalën këtu për gjyqësorin, apo për organet hetimore dhe kjo vlen për të gjithë”, ka pohuar Sejdiu.
Presidenti ka nënvizuar se është e rëndësishme që puna e institucioneve të bëhet në mënyrë të ndershme.
Përsa i përket cështjes së marrëdhënieve me Serbinë, kreu i shtetit kosovar ka nënvizuar se institucionet e Kosovës ndodhen jo vetëm në fazën e përgatitjes, por edhe në atë të kërkesës që proceset të dinamizohen.
Top Channel