Nxënësit protestë para bashkisë

07/05/2010 15:30

Kjo javë po kthehet në një jave protestash sa përpara godinës së Kryeministrisë nga mbështetesit e opozitës, sa përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, nga përkrahësit e qeverisë.

Pas shoqatave të të përndjekurve tek Partia Socialiste dhe grave tek bashkia, disa shoqata të rinjsh janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës, duke akuzuar kryetarin e opozites Edi Rama se ka ngritur barrikada kundër liberalizimit të vizave dhe integrimit europian.

Të rinjtë protestues para bashkisë së Tiranës i kane bërë thirrje zotit Rama që të ndërpresë atë qe ata e quajtën aksion të opozitës kundër të ardhmes europiane të vendit dhe t’i kthehet bashkepunimit parlamentar në interesin më të mire të të rinjve dhe prindërve të tyre.  

Top Channel