Barcelonë, marketing me mallra falas në supermarket

07/05/2010 16:00

Të bësh marketing nuk është edhe aq e vështirë. Drejtuesit e një supermarketi në Barcelonë i kanë rënë shkurt për të reklamuar mallin, duke e dhënë atë pothuajse falas.

“Es Lo Ultimo” quhet supermarketi ku klientët mund të marrin gjëra falas ose pothuajse falas, pasi më parë duhet të bëjnë një abonim prej 5 eurosh. Më pas ata kanë të drehtë të zgjedhin deri në 5 produkte në muaj dhe të japin një vlerësim për këto produkte.

Mallrat paguhen nga publiciteti i vetë firmave reklamuese që kanë edhe produkte në supermarket. Sipas gazetës “Le Monde”, një supermarket i tillë ekziston edhe në Austri. Në supermarketin Vinzimarkt një person mund të marrë 800 euro mall në muaj pasi produktet kanë rezltuar të pasuksesshme ose janë pranë datës së skadimit.

Top Channel