Veshët e mëdhenj e shpëtojnë nga vdekja

06/05/2010 16:50

6 vjecari Ming Ming mund të ketë veshë të mëdhenj dhe ndoshta shpesh herë tallet nga bashkëmoshatarët për këtë gjë, por me siguri ai është krenar për një gjë të tillë, pasi madhesia e organit dëgjues i ka shpëtuar jetën.

Vogëlushi që po luante në dritare ka dalë pak më shumë se duhet jashtë parmakut duke rrezikuar te binte poshtë por falë veshëve të mëdhenj ai është bllokuar tek hekurat. Historinë e rrëfen gazeta “Telegraph” që thekson se gjyshi e la fëmijën vetëm në shtëpi ndërsa ai po flinte.

Por ai është zgjuar dhe ka dalë në dritaren e katit të tetë. Ulërmiat e tij kanë ngjallur vëmendjen e kalimtarëve të cilët lajmëruan zjarrëfikësit e qytetit Jicang, të cilët e shpëtuan nga vdekja e sigurtë.

Top Channel