T’i thuash burgut “hapuâ€â€¦
06/05/2010 17:10
Në Norvegji është ndërtuar pas 10 viteve punime, një nga burgjet më të mirë në botë, të cilin do ta ketë zili cdo i burgosur.
Ka kushtuar plot 252 milionë dollarë ndërtesa dhe ambientet e burgut në Halden Fengsel që ndodhet në jug-lindje të vendit nordik.
Me plot kuptimin e fjalës, të burgosurit nuk do kenë për cfarë të ankohen, pasi përvec peisazhit piktoresk, dhomat brenda ofrojnë gjithë komoditetin e duhur, që nga televizori LCD dhe deri tek mobiljet e qëndrat e argëtimit.
Hapësirat e mëdha të burgut kanë edhe një palestër moderne si dhe një studio regjistrimi.
Top Channel