Nuk mjafton vetëm dieta për dobësim

06/05/2010 10:00

Kush kërkon të humbasë peshë nuk mund të mjaftohet vetëm me reduktimin e kalorive.

Për t’u dobësuar është thelbësor aktiviteti fizik sepse organizmi pas uljes së kalorive vë ne përdorim një sistem sigurie të brendshëm që limiton lëvizjet dhe për rrjedhojë harxhon më pak energji.

Kështu thotë një studim i kryer nga Oregon Health & Science University, i publikuar së fundmi në American Journal of Physiology – Regulatory, Integrative and Comparative Physiology.

Shkencëtarët amerikanë kanë arritur në këtë konkluzion pasi studiuan sjelljet e 18 shimjeve femra, të cilave iu reduktuan kaloritë në masën 30 përqind. Në fund të katër javëve të para të dietës nuk pati asnjë humbje në peshë, ndërsa u vu re ulje e lëvizjeve. Ndërkohë tre shimje të tjera u ushqyen normalisht dhe ecën për disa orë në ditë mbi një pistë.Te këto shimje u vu re një humbje e konsiderueshme në peshë.

Top Channel