Një tjetër grevist dërgohet në spital

06/05/2010 12:40

Një tjetër grevist dërgohet me urgjencë në spital për shkak të disa komplikacioneve të rënda me shëndetin e tij.

Grevisti i urisë Demo Muhaj, nuk ka mundur të rezistojë në protestën e tij dhe është transportuar në Qendrën Spitalore Universtare ‘Nënë Tereza’.

Ky është rasti i katërt që një grevist përfundon në spital. Para tij kanë qenë dy mbështetës të tjerë të Partisë Socialiste, ndërsa deputetja e qarkut të Durrësit Klodiana Spahiu u detyrua ta linte që prej ditëve të para grevën për shkak të problemeve të mëdha me stomakun.

Top Channel