Batica e zezë, zbret në fushë Erin Brockovich

06/05/2010 18:00

Në cështjet gjyqësore kundër kompanisë “British Petroleum” për baticën e zezë në Gjirin e Meksikës ka zbritur në fushë edhe Erin Brockovich.

Ambjentalistja amerikane, e interpretuar nga Julia Roberts në filmin e Steven Soderbergh, do të jetë në ditët e ardhshme në shtetet amerikane, brigjet e të cilave kërcënohen nga nafta.

“Njerëzit duan të dinë se cfarë do të ndodhë me ekosistemin. Kush do t’i ndihmojë peshkatarët, pronarët e terreneve të dëmtuara dhe familjet e shqetësuara nga impakti i naftës?”, ka deklaruar Brockovich.

Top Channel