“Herschel” vëzhgon yllin gjigand

06/05/2010 18:10

Embrioni i një ylli gjigand, i destinuar të bëhet 2000 herë më i madh se Dielli jonë është fotografuar nga teleskopi hapësinor “Herschel”, i lëshuar nga Agjencia Hapësinore Europiane në 14 maj të 2009-ës.

“Nga imazhet e Herschel po zbulohet një univers i ri”, u shpreh shefi i agjencisë, David Southwood. Superylli quhet Rcw 120 dhe aktualisht është 10 herë më i madh se Dielli, por në të ardhmen do të bëhet ylli më i shndritshëm i galaktikës.

Teleskopi europian e ka vëzhguar atë falë teknikës me rreze infra të kuqe, të cilat i lejojnë të penetrojë nëpërmjet reve gjigande të pluhurit dhe gazit që rrethojnë embrionet e yjeve. Me këto foto, Herschel ka hapur një rrugë të re në shkencën e astrofizikës.

FOTO GALERI
1/2
Rcw 120 do bëhet 2000 herë më i madh se Dielli

Top Channel