Xhafaj: Grevë urie pa afat

05/05/2010 14:35

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi përshkallëzimin e protestave të opozitës, duke u zhvilluar në cdo qytet dhe fshat, ndërsa greva e urisë do të jetë pa afat.

“Jemi të vendosur në qëndrimin tonë deri në përmbushjen e kërkesës për transparencë të zgjedhjeve”, u shpreh Xhafaj.

Duke folur nga foltorja e improvizuar në ambientet e grevës, Xhafaj theksoi se qëllim nuk është marrja e pushtetit, por sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në të ardhmen.

Top Channel