Withers, trishtim për përkeqësimin e situatës

05/05/2010 11:00

Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers ka shprehur trishtimin e tij për përkeqësimin e situatës politike në vend.

Duke folur gjatë prezantimi të raportit të IDRA-s për përceptimin e korrupsionit në Shqipëri, diplomati i lartë amerikan theksoi se partitë po bëjnë luftë për pushtet, duke u kthyer pak të besueshëm në sytë e publikut.

Withers këshilloi krerët e politikës shqiptarë që të zgjidhin problemet e krijuara.

Top Channel