Pullë me Nënë Terezën në tre shtete

05/05/2010 21:00

Për herë të parë, tre shtete do të emetojnë një pullë të njëjtë që do të qarkullojë në tre shtete.

Bëhet fjalë për pullën me emblemën e Nënë Terezës, e cila do të qarkullojë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Për këtë qëllim, drejtuesit e postave të tre vendeve u takuan sot në Tiranë dhe firmosën një marrëveshje në fushën e shkëmbimeve reciproke dhe emetimit të pullës së Nënë Terezës.

Marrëveshja arrihet në kuader të kujtimit të humanistes së madhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes. Ndërkohë që dita e sotme përkoi edhe me përvjetorin e 97-të të emetimit të parë të pullës së Postës Shqiptare.

Top Channel