Do të udhëtojmë sot në një botë relaksi dhe kënaqësie pa kushte. Dhe kjo botë ndodhet e mbështjell në shtëllungat e tymit të purove kubaneze që mbërrijnë në Tiranë si një nga pasionet e reja për shqiptarët!

Udhërrëfyesi ynë do të jetë Fabio një italian që punon në Tiranë dhe që përveç një libri mbi purot është konsumatori më i famshëm dhe ekspert i këtij pasioni. Në qarqet e këtij pasioni ai njihet sepse së bashku me tre shqiptarë kanë qenë pjesë e ekspeditës kubane për panairin e purove në Havana.

“Pasioni im për purot ka filluar para 15 vitesh kur shkela për herë të parë në Kubë. Puron e parë e kam pirë më 26 korrik duke u gdhirë ditëlindja ime. Ishte një format I vogël i markës ‘Romeo dhe Zhuljeta’”, thotë Fabio.

Është diçka sa i takon purove që duhet ta dallojmë që në fillim. Konsumimi për ekzibicion dhe snobizëm dhe degustimi i vërtetë i produktit nga përtej oqeanit që shoqërohet me koleksionim të aksesorëve si çdo pasion i mirëfilltë dhe i sinqertë.

“Ata që vërtetë pijnë puro nuk bëjnë dallime mes njeri-tjetrit, qofshin këta punëtorë si unë apo personazhe të rëndësishëm. Jemi të gjithë të barabartë dhe flasim vetëm për puro”, tregon Fabio.

Nuk ishte e vështirë të gjejë në Tiranë të apasionuar pas puros pasi të gjithë personazhet e rëndësishëm e kanë, por dhe me pak të njohurit janë dashuruar tashmë dhe për ta dallimi mes snobizmit dhe pasionit është shumë i qartë.

Një traditë e lashtë të cilën Fabio e ka studiuar në detaje dhe që sot e ka modeluar jetën sipas ritualeve që kërkon feja e puros, që është puro besim pasi edhe financiarisht nuk është e lehtë t’i lejosh vetes llojet më të mira pasi kushtojnë.

“Që t’i lejosh vetes purot unë blej vetëm një palë këpucë në vit dhe përpiqem të kursej, por nuk është e pamundur t’i lejosh vetes puro të mira”, tregon Fabio.

Por një i huaj jeton jashtë standardit shqiptar sidoqoftë. Por cilat janë llojet e purove dhe si duhen shijuar ato që mos të jetë vetëm një shtëllungë tymi dhe një aromë e fortë që vesh rrobat.

“Cilësinë dhe përbërjen e mëson duke tymosur lloje të ndryshme. Fillohet me modele të vogla deri tek purot e rendësishme që kërkojnë dy orë shijim. Vetëm koha të jep mundësinë e kuptimit dhe dallimit”, shprehet Fabio.

Një karakteristikë e përbashkët e të çmendurve pas puros është mospirja e duhanit, madje Fabio tregon që para intervistës të cilën nuk mund ta jepte pa tymosur një puro të cilësisë maksimale sapo kishte bërë 80 minuta vrap.

“Le të themi që ata që pijnë puro janë burra të vertëtë ose alkool i mirë, duhan i mirë dhe një femër si perëndesh që janë kënaqësitë e fundit që ka në botë”, thotë Fabio.

Një pasion i ri për shqiptarët që përcillet nga një traditë e vjetër që duhet parë me shumë respekt pasi siç thotë Fabio nuk është vetëm një tym i shijshëm, por janë 400 duar që kujdesen për një eksperiencë të veçantë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel