“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave
Studentët dhe të papunët francezë kanë gjetur mënyrën më perfekte se si të udhëtosh në transportin publik vendas pa paguar asnjë qindarkë.
Skema është mjaft e thjeshtë, të organizuar në grupe të ndryshme, ata formojnë arkën e tyre financiare duke derdhur mesatarisht në të rreth 7 euro në muaj. Arka më pas do të shërbejë si burim financiar për të paguar gjobat në rast se një pjesëtar kapet prej kontrollorëve në metrotë e kryeqytetit francez pa biletë.
Por mundësitë për t’u gjobitur si person pa biletë në transportin urban në Paris janë 1 në 1000 dhe pikërisht ky raport dhe kjo skemë “mashtrimi” i ka kushtuar kompanisë RATP, që menaxhon transportin në Paris, jo pak por rreth 80 milion euro brenda 1 viti.
Ideja në pamje të parë origjinale, nuk është aspak e tillë. E njëjta skemë përdorej prej financierit italian Lorenco de Tonti për të financuar luftërat e Luigjit të XIV në shekullin e XVII. Kjo metodë është praktikuar edhe prej shoqërive të punëtorëve pa mbrojtje sociale në shekullin e XIX.
Top Channel