Karbohidratet, të dëmshme për zemrën e femrave

05/05/2010 12:00

Femrat duhet të jenë të kujdeshme me karbohidratet sepse ato deformojnë jo vetëm linjat por shkaktojnë probleme edhe në zemër.

Në këtë përfundim kanë dalë kërkuesit e Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, sipas të cilëve, karbohidratet kanë përbërje të lartë glicemine, cka do të thotë se rritet rreziku për sëmundjet e zemrës.

Kjo nuk ndodh tek meshkujt. Në studim kanë marrë pjesë 48 mijë vetë, 32 mijë prej të cilëve ishin femra. Sipas rezultateve, femrat që konsumonin më shumë karbohidrate kishin më shumë mundësi të sëmureshin se ato që konsumonin më shumë makarona.

Duke vëzhguar me kujdes të dhënat, kërkuesit vunë re se jo të gjitha karbohidratet janë njësoj sepse tek disa prej tyre, përqindja e gliceminës është shumë e lartë. Përqindja matet gjatë konsumit të bukës së zezë dhe asaj të bardhë nga dy femra të ndryshme.

Kështu, është mirë që femrat të evitojnë ëmbëlsirat, biskotat, pizza-n, bukën e bardhë, patatet, etj dhe të përdorin sa më shumë makarona apo fruta.

Top Channel