I pafajshmi lirohet pas 30 vitesh burg

05/05/2010 14:35

Është liruar pas 30 vitesh burg falë testit të AND-së që përfundimisht e ka shfajësuar nga çdo akuzë për përdhunimin e një fëmije në Cleveland në 1981.

Burri ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Për Ohio Innocence Project, një organizatë që përdorë këtë test për të shfajësuar personat e dënuar padretësisht, bëhet fjalë për rastin e dytë më të rëndë të gabimit të gjyqësorit në SHBA.

Top Channel