Shkodër, FRESSH në protestë

04/05/2010 15:35

Dhjetëra anetarë të Forumit Eurosocialist në Shkodër protestuan duke u solidarizuar me grevën e urisë në Tiranë.

Ata kanë dalë në uren e Bahcallëkut në hyrje të qytetit të Shkodrës për të protestuar dhe tentuan te bllokojne uren mbi Drin por brenda pak minutash protesta eshte shperndare per shkak se drejtuesit e automjeteve kane nderhyre duke i larguar.

Me pas ka mberritur edhe policia qe ka bere shoqerimin e një shtetasi, që është edhe kryetari i Forumit Eurosocialist ne Shkoder. Shoqerimi nga ana e policise eshte bere me arsyetimin se protesta nuk eshte e ligjshme per shkak se organizatoret nuk kane njoftuar per kete tubim. FRESSH pergenjeshtron duke thene se ka bere njoftim per protesten. Te rinjte eurosocialiste protestuan edhe ndaj 11 te rinjve shkodrane qe u keqtrajtuan nga policia me 30 prill ne Tirane ne diten e protestes.

Top Channel