Ohër, lirohet kushëriri i Ramush Haradinaj
04/05/2010 10:45
Policia e Ohrit, në Maqedoni, ka liruar Agron Haradinajn, kushëririn e kreut të AAK-së, pas ndalimit që iu bë në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave ndalimi i Haradinajt u bë pasi makina me të cilën ai po udhëtonte ishte përfshirë në një incident në Shqipëri.
Sipas burimeve, drejtues i automjetit ka qenë një person tjetër që shoqëronte kushëririn e kreut të AAK-së, i cili pas incidentit ka tentuar të kalojë kufirin.
Top Channel