Nis vaksinimi i romëve

04/05/2010 17:35

Specialistë të Insitutit të Shëndetit Publik kanë nisur vaksinimin e romëve në vendin tonë nisme kjo e OBSH-së për rajonin europian.

Ashtu si femijet e tjere, romet do te grumbullohen ne qendra sociale te ngritur per ta per t’iu aplikuar te gjitha vaksinat si e polimelitit, e hepatit B, fruth-rubeoles, etc.
 
Specialiste te ISHP-së se bashku me perfaqesues te komunitetit rom qe kane nje nivel arsimimi kane trokitur dere me dere ne zonat ku ata jane vendosur per t’i ndergjegjesuar qe te vaksinohen. Por nga ana tjeter te njohur si nje komunitet qe pelqen shume muziken kane organizuar per ta minikoncerte.

Top Channel