Dashuri të cuditshme në stinë pranvere. Pas lidhjes së cuditshme dhe jo shumë njerëzore mes gjyshes dhe nipit në Zelandën e Re, spostohemi në Gjermani ku nuk bëhet fjalë për një dashuri mes njerëzve.

Në fshatin Posse pranë Dresdenit, një fatorino ka vendour të martohet me macen e tij të moshuar pas 10 viteve bashkëjetesë. Ligji gjerman ndalon martesat mes kafshëve, prandaj celebrimi është kryer nga një aktore.

39 vjecari Uwe Mitzscherlich ka organizuar ceremoninë në cdo detaj ku morën pjesë shumë të ftuar. Ai tha se aktorja Christine-Maria Lohri pranoi që për 300 euro të celebronte martesën.

“Cifti” u njoh në Detin Balltik gjatë pushimeve kur macja Cecilia ishte vetëm 5 vjec. “Mes meje dhe Cecilia-s ka një lidhje të brendshme dhe një harmoni zemrash. Eshtë një gjë unike”, tha Mitzscherlich për gazetën ”Bild”.

Top Channel