Ja i riu që kreu trasplantin e parë të plotë të fytyrës

04/05/2010 21:15

Imazhet e para të fytyrës së njeriut që pësoi për herë të parë një transplant të plotë fytyre, janë transmetuar në të gjitha mediat botërore.

“I falënderoj të gjithë, në vecanti stafin e mjekëve dhe familjen e donatorit që mundësuan këtë mrekulli”, shprehet i riu që iu nënshtrua një operacioni të vështirë pas një aksidenti, duke ndryshuar të gjitha pjesët e fytyrës.

Ai quhet Rafael dhe ka dhënë deklaratën e parë publike pas operacionit të gjatë. Tashmë ai mund të shikojë, të flasë dhe të hajë me lehtësi. Operacioni i komplikuar u krye në spitalin “Virgen del Rocio” të Seviljes.  

Kujdes! Fotot e galerisë kanë përmbajtje të rëndë dhe këshillohen vetëm për nje publik te rritur.

FOTO GALERI
1/4
Rafael flet përpara mediave

Top Channel