Gjendja politike, Fyle telefonon Berishën dhe Ramën

04/05/2010 15:00

Komisioneri Europian për Zgjerimin Shtefan Fyle sqaroi se liberalizimi i vizave dhe opinioni për statusin kandidat, ku luan rol dhe mosfunksionimi i duhur i parlamentit, janë dy cështje të ndara.

Për heqjen e vizave kriteret janë teknike dhe nuk është shtuar asgjë e re nga c’përmbante fillimisht udhërrëfyesi për këtë proces.

“Nuk kemi shtuar asgje dhe rregullat e lojes nuk kane ndryshuar, jane po te njejtat qe u percaktuan qe ne fillim. Ceshtja eshte se mbeten pak gjera ende. Bazuar ne vleresimin tone, ju nuk keni zbatuar plotesisht te gjitha kriteret e kerkuara. Ne po e bejme te qarte kete gje, qe perpara se te merret vendimi, te gjitha keto ceshtje qe kane mbetur duhet te jene permbushur, por kjo nuk duhet te mahnise askend, sepse ishin pjese e udherrefyesit qysh prej fillimit”, u shpreh Fyle.

Komisioneri Fyle shpjegoi se sot ka marre ne telefon si kreun e maxhorances Berisha ashtu dhe shefin e opozites Rama dhe u ka shpjeguar te dyve pergjegjesite perkatese per situaten e krijuar.

“Partite politike ndajne pergjegjesine, si ato ne qeveri dhe ato ne opozite, per gjetjen e zgjidhjes se ngercit politik. Keto parti e ndajne njesoj pergjegjesine per kete. Por, shtova gjithashtu se ne kuader te greves se urise ka nje pergjegjesi shtese per zotin Edi Rama mbi mireqenien dhe shendetin e ketyre njerezve”, u shpreh Fyle.

Situata politike vleresohet e perkeqesuar dhe kjo gje do te do te reflektohet ne opinionin e Komisionit Europian per Shqiperine.

Top Channel