Bino kritikon bllokimin e bulevardit

04/05/2010 20:05

Përfaqësuesi demokrat në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Taulant Bino ka kritikuar grevistët për bllokimin e trafikut në kryeqytet.

“Jam këtu përpara jush për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për trafikun e tejrënduar dhe kaotik të shkaktuar nga greva e urisë së deputetëve të partisë socialiste të zotit Rama. Eshtë cinike dhe në shkelje të plotë të ligjit të thuash unë jam kryetar i Bashkisë dhe trafikun e bëj si të dua. Duke bllokuar bulevardin kryesor të kryeqytetit Rama synon të fusë në kolaps trafikun e qytetit dhe bashkë me të jetën normale të qytetarëve”, theksoi Bino.

Sipas tij, në këtë rast greva e urisë nuk kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve, por shkatërimin e jetës së qytetarëve.

Top Channel